Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Rusi/ Të pandehurit do ti bashkohen ushtrisë ruse

16:52 03/10/2024
Reading Time: 2 min lexim
Russian President Vladimir Putin delivers his annual address to the Federal Assembly, in Moscow, Russia, February 29, 2024.  Sputnik/Sergey Guneev/Kremlin via REUTERS ATTENTION EDITORS - THIS IMAGE WAS PROVIDED BY A THIRD PARTY.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka nënshkruar një ligj të ri kontrovers për pezullimin e procedurave penale kundër individëve të cilët thirren në ushtri, apo nënshkruajnë kontratë me Ministrinë e Mbrojtjes së Rusisë për të shërbyer në ushtri. Ky ligj ua mundëson të pandehurve – madje edhe atyre që janë duke u gjykuar apo duke u ankuar kundër dënimit – ta shmangin gjykimin duke iu bashkuar ushtrisë ruse.

Ligji përbën hap të ri në përpjekjet e Rusisë për ta rritur ushtrinë pa bërë mobilizim masiv, i cili është opsion i ndjeshëm politik në vend. Duke i përdorur të burgosurit dhe të pandehurit, Kremlini mund të vazhdojë të rekrutojë ushtarë duke i minimizuar pakënaqësitë publike njëkohësisht. Megjithatë, kjo strategji i ka rritur shqetësimet për abuzim me të drejtat e njeriut, pasi raportohet për thirrje të detyruar në ushtri, kushte të vështira burgu me qëllim për t’i nxitur të burgosurit t’i bashkohen luftës, si dhe trysni e rritur ndaj individëve që janë në pritje të gjykimit. Procesi gjithashtu është kritikuar, pas një vale krimi që përfshin të dënuar që kthehen nga vijat e para të frontit pasi kanë përmbushur detyrat e shërbimit të tyre.

Sipas ligjit të ri, të pandehurit tani do të kenë mundësinë të rekrutohen në ushtri në faza të ndryshme gjatë procedurave të tyre ligjore. Kjo përfshin rastet kur çështja e tyre është dërguar në gjykatë, ose edhe gjatë procesit të gjykimit. Ligji vlen gjithashtu për ata të cilëve ende nuk u është finalizuar dënimi, pra individëve që janë ankuar ndaj dënimeve të tyre mund ta shmangin burgimin duke iu bashkuar ushtrisë. Fushata e rekrutimit të të dënuarve nisi nga grupi mercenar Wagner, por tani është marrë përsipër nga Ministria e Mbrojtjes e Rusisë. Sipas një raporti të faqes së internetit IStories, Qeveria ruse planifikon t’i rekrutojë rreth 24.000 të pandehur për të shërbyer në luftën në Ukrainë.

Burimi nga Ministria e Mbrojtjes vlerëson se rreth 40 për qind e afro 60.000 të pandehurve në paraburgime me gjasë do të thirren në ushtri. Avokati Dmitry Zakhvatov tha për IStories se rekrutimi është nxitur si pjesë e përpjekjes për ta shmangur valën e re të “mobilizimit të pjesshëm”, i cili do të kishte shkaktuar kritika publike me gjasë. Kur Putini njoftoi një mobilizim të tillë në shtator 2022, dhjetëra mijëra burra rusë ikën nga vendi, nga frika se do të dërgoheshin në vijat e para të frontit. Në fillim të kësaj jave, Putin nënshkroi një dekret për rekrutimin e rregullt të burrave midis moshës 18 dhe 30 vjeç për një vit shërbim të detyrueshëm ushtarak.

Periudha e rekrutimit filloi më 1 tetor dhe do të vazhdojë deri më 31 dhjetor, gjatë së cilës pritet që rreth 133.000 burra t’i bashkohen ushtrisë ruse. Derisa fillimisht Putini e siguroi publikun se vetëm ushtarët me kontratë do të dërgoheshin për të luftuar në Ukrainë, raportet sugjerojnë se rekrutët shpesh detyrohen të nënshkruajnë kontrata menjëherë pas rekrutimit, dhe pastaj dërgohen në vijën e parë të frontit.

Etiketa: ligjite pandehuritvladimir putin

Të tjera

Rruga Shëngjin-Velipojë shembet sapo hapet: Një tjetër dështim i “Gener 2”, oligarkut Bashkim Ulaj që bashkon në interesa pushtetin dhe opozitën
Aktualitet

Rruga Shëngjin-Velipojë shembet sapo hapet: Një tjetër dështim i “Gener 2”, oligarkut Bashkim Ulaj që bashkon në interesa pushtetin dhe opozitën

Rruga panoramike Shëngjin Velipojë sapo ka hyrë në qarkullim këtë pranverë, por një segment i saj pranë fshatit Rrjoll është...

15:32 08/12/2025
8 Dhjetori, Dita e Rinisë: nga lëvizja studentore e 1990 tek realiteti i hidhur i të rinjve shqiptarë
Aktualitet

8 Dhjetori, Dita e Rinisë: nga lëvizja studentore e 1990 tek realiteti i hidhur i të rinjve shqiptarë

8 dhjetori mban vulën e një prej kapitujve më të rëndësishëm të historisë sonë politike dhe shoqërore. Në vitin 1990,...

11:30 08/12/2025
Para
Korçë/ Refuzoi t’i ndalonte Policisë dhe u arratis, në kërkim 33-vjeçari

Korçë/ Refuzoi t’i ndalonte Policisë dhe u arratis, në kërkim 33-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Rruga Shëngjin-Velipojë shembet sapo hapet: Një tjetër dështim i “Gener 2”, oligarkut Bashkim Ulaj që bashkon në interesa pushtetin dhe opozitën

Rruga Shëngjin-Velipojë shembet sapo hapet: Një tjetër dështim i “Gener 2”, oligarkut Bashkim Ulaj që bashkon në interesa pushtetin dhe opozitën

15:32 08/12/2025
8 Dhjetori, Dita e Rinisë: nga lëvizja studentore e 1990 tek realiteti i hidhur i të rinjve shqiptarë

8 Dhjetori, Dita e Rinisë: nga lëvizja studentore e 1990 tek realiteti i hidhur i të rinjve shqiptarë

11:30 08/12/2025
Veliaj: “Pas 9 muajsh, ende nuk më është dhënë asnjë faqe nga dosja e akuzave”, SPAK: I janë dorëzuar me USB, tetë seanca janë shtyrë për shkak të tyre

Veliaj: “Pas 9 muajsh, ende nuk më është dhënë asnjë faqe nga dosja e akuzave”, SPAK: I janë dorëzuar me USB, tetë seanca janë shtyrë për shkak të tyre

16:56 06/12/2025
Trump ngre debat në Uashington: “Ky është futboll, jo soccer, NFL duhet të gjejë një emër tjetër”

Trump ngre debat në Uashington: “Ky është futboll, jo soccer, NFL duhet të gjejë një emër tjetër”

16:07 06/12/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.