Dosja e onkologjikut vazhdon të mbetet e hapur në SPAK ku ka filluar dhe marrja e personave në pyetje të cilët janë përfshirë në këtë skandal.
Këtë të enjte është paraqitur me kërkesë të prokurorit Elvin Gokaj për të dhënë deklarime mjeku Edmond Gashi.
Ndërkohë deri më tani SPAK është në pritje të përgjigjeve nga një sërë institucionesh lidhur me kërkesat për të dhëna e dokumentacion mbi mjekët por edhe pasurinë e tyre.