Inter Miami ka marrë tri pikë të rëndësishme kundër rivalëve direkt të Columbus Creu dhe vijojnë të jenë në krye të Konferencës Lindore në MLS amerikane të futbollit.
Në “Louer Stadium”, Interi Miami fitoi 2-3 në udhëtim kundër Columbus Creu dhe padyshim njeriu i ndeshjes ishte Lionel Messi. “Pleshti” shënoi dy gola në fundin e pjesës së parë, duke ‘tërbuar’ vendasit.
Konkretisht në të 45 minutë dhe në 45+2, Messi e dërgoi sferën në rrjetë. Pjesa e dytë nisi me golin e vendasve, ndërsa vetëm pak çaste më vonë Luis Suarez shënoi golin e qetësisë. Në këtë sfidë kishte vend edhe për një tjetër gol nga Cucho Hernandez për rezultatin 2-3.
Lionel Messi e çon në 843 numrin e golave në karrierë, duke kërcënuar Ronaldon që ka 904 të tillë. Me 68 pikë Inter Miami prin kreun, duke lënë pas Columbus me 57 të tilla.