Skip to content
Politikë

Emërohet drejtori i ri i Përgjithshëm i Tatimeve

· 1 min lexim

Ilir Binaj është emëruar Drejtori i ri i Përgjithshëm i Tatimeve. Lajmi u bë me dije nga fletorja zyrtare, ku pas një vendimi të marrë nga mbledhja e qeverisë më datën 2 tetor është vendosur që postin e Drejtorit të Tatimeve ta marrë Ilir Binaj.

Teksa në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve pas dorëheqjes së Ceno Klosit i cili u emërua zv.ministër, u vendos drejtoreshë e komanduar Elidjana Celaj.