Gjykata e Shkallës së Parë të Durrësit ka dhënë masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për 3 nga 5 punonjësit e bashkisë Rrogozhinë të arrestuar për akuzën e shpërdorimit të fondeve të rindërtimit.
Besim Ballabani, Elton Levonja dhe Mario Mekaj u lanë me masë sigurie “arrest në burg”. Për Xhemile Uku u caktua ‘arrest shtëpie’ dhe për Edlira Ramaj masë sigurime ‘detyrim me paraqitje”
Zyrtarët e Bashkisë Rrogozhinë u prangosën me 30 shtator 2024 pasi akuzohen për veprat: “Shpërdorim detyre”,”Falsifikim dhe mashtrim”me fondet e rindërtimit duke i shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm me vlerë 353,471,090′.
Sipas burimeve nga grupi hetimit zyrtaret vlerësuan 78 kasolle derrash e bagëtish si banesa të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Fillimisht prokuroria ka kërkuar masën ‘arrest me burg’ për të gjithë palët në këtë gjykim, por më vonë vetëm për dy zonjat ndryshoi kërkesën për shkak të rrethanave pasi njëra prej tyre kishte fëmijë nën 1 vjeç dhe tjetra kishte rrethana familjare.