Bardh Spahia, ish-kryebashkiaku i Shkodrës u paraqit mëngjesin e sotëm (2 Tetor) në Prokurorinë e Posaçme. Besohet të jetë thirrur për akuzën që ka ngritur Qëndresa Qyetare për shpërdorimin e fondeve publike apo shkelje të kodit për fushatë elektorale që zyrtarët politikë kryenin gjatë votimeve. Akuza është depozituar me 26 Mars të këtij viti, në Prokurorinë e Posaçme SPAK për verifikimin dhe hetimin e shkeljeve të konsumuara nga 22 Kryetarë Bashkish në zgjedhjet e 14 Majit, nëpërmjet përdorimit të aseteve publike dhe mos përmbushjes se detyrimeve ligjore te parashikuara ne Kodin Zgjedhor dhe mes tyre ka qenë edhe emri i Bardh Spahisë, por nuk dihet nëse ish-zyrtari i lartë vendor është thirrur në lidhje me këtë denoncim. Në kërkesën e ngritur nga Qëndresa Qytetare thuhet se “veprimet e kryetareve të bashkive plotësojnë të gjitha elementet e figurave të veprave penale të “shpërdorimit të detyrës”, të parashikuar në nenin 248, të Kodit Penal, si dhe të “Përdorimit të funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”, të parashikuar në nenin 327/a, të Kodit Penal”. Ai u pa të hynte i shoqëruar në ambientet e godinës së SPAK, teksa pritet të mësohet edhe arsyeja e prezencës në institucionin e akuzës. Gjithashtu më 13 Maj, një ditë para zgjedhjeve, Policia arrestoi edhe 3 punonjës të Bashkisë Shkodër, që shpërndanin ushqime tek zgjedhësit, që të votonin Bardh Spahinë.
Reshjet me intensitet të lartë përfshijnë Elbasanin
Reshjet e shiut me intensitet të lartë, që kanë filluar që prej orës 18:00 në qytetin e Elbasanit dhe në...