Kryeministri Edi Rama një ditë pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti si kryeministër i Kosovës, ka reaguar nëpërmjet një statusi në rrjetin social Instagram.
Rama është shprehur se ftesat në Hagë janë një sfidë e re për protagonistët e UÇK-së.
Kjo sfidë, sipas Ramës do të provojë deri në fund pafajësinë e tyre. Rama ka shkruar se gjithashtu kjo sfidë e papërfunduar kombëtare do të jetë në anën e historisë.
“Këto ftesa në radhë nga Haga për protagonistët e UÇK,janë një sfidë e re e çdonjërit prej të thirrurve, në vazhdën 20vjeçare të betejës së pasluftës, për të provuar deri në fund pafajësinë e tyre.
Por janë edhe një sfidë e papërfunduar kombëtare në anën e duhur të historisë.” shkruan kryeministri Rama.
Kujtojmë këu se dorëheqja e Haradinaj ndodhi pas shumë presioneve dhe trysnisë së vazhdueshme ndaj tij për të hequr tarifat ndaj mallrave serbe. Kjo është edhe një nga arsyet se përse Beogradi nuk ka vazhduar bisedimet me Kosovën.