Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha e quajti ‘akt vandalizmi’ kaosin e shkaktuar nga Partia Demokratike një ditë më parë në Kuvendin e Shqipërisë, ku deputetët e opozitës dogjën karriget dhe sulmuan fizikisht disa përfaqësues të mazhorancës. Ministri i Brendshëm Hoxha është shprehur se janë mbledhur të gjitha dokumentet e nevojshme të cilat do të referohen në SPAK.
Mesazhi i ministrit të Brendshëm
Zjarrvënia e qëllimtë pasditen e djeshme, në dyert e institucionit më të lartë kushtetues të Republikës së Shqipërisë, Kuvendit të Shqipërisë, është jo vetëm një akt i dënueshëm nga Kodi Penal, po edhe një akt i pajustifikueshëm në çdo aspekt, i cili risjell në sytë e opinionit publik vendas e ndërkombëtar, momentet më të zeza të historisë së parlamentarizmit në Europën e të shkuarës, kur forcat më kriminale antidemokratike i vunë zjarrin tempullit të demokracisë. 𝐏𝐞𝐧𝐠𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐮𝐬𝐡𝐭𝐫𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐭ë 𝐟𝐮𝐧𝐤𝐬𝐢𝐨𝐧𝐞𝐯𝐞 𝐤𝐮𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭𝐮𝐞𝐬𝐞; 𝐇𝐞𝐪𝐣𝐚 𝐦𝐞 𝐝𝐡𝐮𝐧e 𝐞 𝐭𝐞 𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭ë𝐬 𝐬𝐞 𝐟𝐣𝐚𝐥𝐞𝐬, 𝐆𝐨𝐝𝐢𝐭𝐣𝐚 𝐩𝐞𝐫 𝐬𝐡𝐤𝐚𝐤 𝐭𝐞 𝐝𝐞𝐭𝐲𝐫𝐞𝐬; 𝐕𝐞𝐧𝐢𝐚 𝐧𝐞 𝐫𝐫𝐞𝐳𝐢𝐤 𝐞 𝐢𝐧𝐭𝐞𝐠𝐫𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢𝐭 𝐟𝐢𝐳𝐢𝐤 𝐭𝐞 𝐝𝐞𝐩𝐮𝐭𝐞𝐭𝐞𝐯𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐯𝐞𝐭𝐞 𝐤𝐫𝐲𝐞𝐩𝐚𝐫𝐥𝐚𝐦𝐞𝐧𝐭𝐚𝐫𝐞𝐬 𝐩𝐞𝐫𝐦𝐞𝐬 𝐠𝐣𝐮𝐚𝐣𝐭𝐣𝐞𝐬 𝐦𝐞 𝐦𝐣𝐞𝐭𝐞 𝐭𝐞 𝐟𝐨𝐫𝐭𝐚, 𝐪𝐞 𝐦𝐮𝐧𝐝 𝐭𝐞 𝐬𝐡𝐤𝐚𝐤𝐭𝐨𝐧𝐢𝐧 𝐩𝐚𝐬𝐨𝐣𝐚 𝐞𝐤𝐬𝐭𝐫𝐞𝐦𝐞; Shkatërrimi me zjarr i pronës publike, për të kërcënuar deputetët dhe nxitur dhunë në vazhdim, përbëjnë jo vetëm vepra penale të njëpasnjëshme po edhe një shfaqje të plotë agresioni antidemokratik.
E gjithë ajo shfaqje dhune e ktheu territorin e Kuvendit të Shqipërisë në një vendngjarje për organet ligjzbatuese. Policia e Shtetit dhe Garda e Republikës kanë kryer menjëherë të gjitha veprimet procedurale, duke analizuar imtësisht vendngjarjen, administruar pamjet filmike dhe çdo element tjetër me interes për hetimin. E gjithë ngjarja së bashku me nxitësit dhe ekzekutorët e dhunës, do të referohen në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), për shkak të cilësive të veçanta që mbartin deputetët, si kategori e juridiksionit të kësaj prokurorie.