Skip to content
Kronikë

Aksident në Maliq, dy persona të lënduar pas përplasjes së makinave

· 1 min lexim

Përgjatë mesnatës në fshatin Zvezdë të Maliqit është rregjistuar një aksident. Konkretisht rreth orës 00:30 një motomjet vjeç, është përplasur me një makinë tip ‘Audi’. Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur drejtuesi dhe pasagjeri i motomjetit, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi zyrtar: 

“Rreth orës 00:30, motomjeti me drejtues shtetasin E. T., 31 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Audi” me drejtues shtetasin E. L., 32 vjeç.   

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar drejtuesi dhe pasagjeri i motomjetit, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën, thuhet në njoftimin e policisë. 

Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.