PD bojkotoi sot komisionin e Integrimit ku në rend të ditës është caktuar shqyrtimi i draft Pozicionin Negociues për Grupimin e parë të kapitujve “Themelorët”, për negociatat për antarësimin në BE.
Nga PD vetëm 2 deputetë, Jorida Tabaku dhe Edi Paloka morën pjesë ndërsa deputetët e tjerë nuk janë pranishëm. Kryetarja e Komisionit Tabaku e nisi komisionin me një deklaratë politike
Niko Peleshi: E filluat mbledhjen pa e deklaruar të hapur, pa parë a ka kuorum, e pa marrë vendimin si do të jetë i hapur apo I mbyllur. Shfrytëzuat këtë mikrofon dhe audiecën për të bërë deklarata politike është shumë politike por jo qytetare. Ne e respektuam dhe nuk dolëm jashtë, ndonëse jemi 10 apo më tepër deputetë këtu ndërsa ju keni ardhur vetëm 2. Thatë që respektoni e mbështesni integrimit por nuk di si mund të quhet kjo pjesëmarrje e fillim I një momenti shumë të rëndësishëm miratimi I këtij projektiakti mbështetje. Do ju lutesha qytetarisht të paktën këtu jo, ku mblidhemi për një proces që nuk është as i juaji, e as i joni por I gjithë shqiptarëve të mos kemi marrje peng të mikrofonit e të vijojmë me deklarata politike duke injoruar totalisht atë që pritet sot nga ne, në një ditë shumë të madhe për të njoftuar shqiptarët. Ky është një hap shumë i rëndësishëm. Procedura ishte totalisht e nëpërkëmbur e do të doja të mos përsëritet më”