Gjykata e Lartë, ka “vulosur” fatin e Fadil Kasemit, burrit që vrau gruan e tij gjyqtare në Shkodër, Fildez Hafizi.
Në datën 26 shtator 2024, kolegji penal i Gjykatës së Lartë i përbërë nga Ilir Panda, Enton Dhimitri dhe Medi Bici, vendosi të mos pranojë rekursin e dorëzuar për gjykim nga ana e Fadil Kasemit, duke vulosur përfundimisht dënimin e tij me burgim të përjetshëm.
Kujtojmë që në muajin Maj 2019 gjykata e Apelit për Krime të Rënda la në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për Fadil Kasemin, i akuzuar për vrasjen e ish-gruas së tij, gjyqtares Fildez Hafizi. Kasemi u shpall fajtor edhe për armëmbajtje pa leje dhe rrëmbim personi. Ndërkohë në gjykimin në Shkallë të Parë, Fadil Kasemi e pranoi fajësinë për vrasjen, ndërsa tha që kjo ka ardhur si pasojë e dyshimeve për tradhti. Ndërsa për akuzën e rrëmbimit, Kasemi e mohoi duke pretenduar se e ka udhëzuar shoferin e furgonit që ta çonte në Komisariat dhe jo të arratisej. Avokati Ilia Ilia kërkoi asokohe kërkoi lehtësimin e masës së dënimit, duke kërkuar nga gjykata një dënim me 25 vite burg, por u rrëzua në të dyja shkallët e gjykimit dhe së fundi në Gjykatën e Lartë.
Vrasja e gjyqtares në 31 gusht të vitit 2017 zbuloi edhe disa skandale të drejtësisë.
Disa vite më parë, Kasemi kishte tentuar ta vriste ish-bashkëshorten në Durrës, por e ndaluan fëmijët dhe gjykata në atë kohë e dënoi vetëm për armëmbajtje pa leje dhe plagosje të lehtë, por jo për tentativë vrasje. Ndërsa në gusht të 2017, Kasemi e vrau në Tiranë teksa palët ishin përfshirë dhe në një proces divorci në Gjykatën e kryeqytetit.
Dumani zbulon sektorin/ Ku i investon krimi i organizuar paratë
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, ka zbuluar mbrëmjen e sotme sektorët kryesorë ku investohen paratë e krimit të organizuar. Në...