Në kuadër të një operacioni ndërkombëtar të ndërmarrë në 4 shtete që çoi në pranga 61 persona dhe u sekuestruan aseteve me vlerë 60 mln euro. Në këtë operacioni ndërkombëtar u arrestuan pak ditë më parë Maloku dhe Kaçurri. Por ditën e sotme, Gjykata e Durrësit caktoi ‘arrest me burg të përkohshëm’ për Arjanit Malokun dhe Jurgen Kaçurrin të arrestuar si pjesë e një grupi të organizuar të trafikut ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine në Itali.
Po kështu gjykata deklaroi mos kompetencës tokësore për shqyrtimin e çështjes penale me nr.02890 dhe i dërgoi çështjen Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, si gjykata kompetente.