Në konferencën për shtyp të deputetit të Partisë Demokratike Ervin Saljani me gazetarët ai deklaroi se PD ka përgatitur një padi për të kërkuar hetimin pasuror ndaj deputetit socialist Fatmir Xhafaj, ish-ministër i Brendshëm. Padia do dorëzohet në SPAK dhe i referohet faktit se vëllai i ligjvënësit është dënuar për drogë në Itali dhe duhet t’i nënshtrohet verifikimit procedurial sipas ligjit. Nisma vjen një ditë pasi Apeli i Tiranës la në fuqi dënimin e shkallës së parë për dënimin me 1 vit burgim, me veprën penale “kallëzim i rremë” në dosjen “Babale”, të deputetit demokrat Ervin Salianji, që pritet të arrestohet nga momenti në moment sot (27 Shtator). Edhe vetë Salianji e kishte paralajmëruar më herët se do bënte padi ndaj Xhafajt, pasi kishte vëllanë e dënuar për drogë. Deputeti i dënuar tashmë nga drejtësia me 1 vit burg, e konfirmoi edhe në konferencën për shtyp që po mban sot me gazetarët, para se Policia të ekzekutojë urdhrin e Prokurorisë për burgosje. Salianji tha se mes atyre që e ka firmosur padinë është edhe ai.
Sipas PD-së, Fatmir Xhafaj është subjekt i Ligjit Antimafia dhe do të kërkojë fillimin e hetimit pasuror.