Deputeti Ervin Salianji pas vendimit të sotëm të Apelit do të vuajë dënimin me 1 vit burg për dosjen Babale. Pas seancës Salianji sulmoi gjyqtarët e çështjes si të lidhur me mazhorancën dhe Belinda Ballukun.
‘Vendim i parapërgatitur. Seanca e kaluar u shty për të marrë vendimin e krimeve të rënda për pushimin e çështjes. E shtyu për ti dhënë mundësi atij që e ka shtyrë Fatmir Xhafaj për ti sjellë përmes avokatit vendimnarrjen me vulë të njomë. Sot në mënyrë të paprecedent. Duhet të rikthente dosjen e shkallës së parë e aprovoi si provë. Vendimmarrja nga gjyqtarë njësoi të gjykoj një përfaqësues i PS, një seksion i PD-së. Nga të dhënat që kam mbledhur duke patur parasysh që vendimmarrja u shty pa pasur nevoja, njëra prej gjyqtarëve është kunata e Ballukut.
Mendoni se do japi drejtësi? Një nga të tjerët super ordiner kudo flet do shkoj në GJL dhe thotë që do vrasi njeri të shkoj atje jo më të jap vendim për zyrtarë të opozitës. Dosje e kopsitur vendimmarrje politike, dënim politik, dënimin e parë pas 32 vitesh për agjitacion propagandë. Kam bërë shërbim për interesin publik. Nuk kam bërë betejë për veten, për të vjedhur si këta, për të vrarë, për trafik. por kundër trafikantëve të drogës. Kjo është akti i parë, në të ardhmen do keni procese të tjera, Mamale tani jo babale. Kjo nuk është asgjë,. Jam i nderuar dhe kam një medalje që shndrit në karrierën politike. Do diskutojmë prapë.’
Ai shtoi se do të ndjekë procedurat e tjera gjyqësore.
“Pa diskutim do të ndjek procedurat e tjera gjyqësore. Kjo është një vendimmarrjes që nuk ndryshohet në gjykata shqiptare. Fatmri Xhafaj kërkon të kapë ishuj të tjerë gjyqësore. Do të jem në dispozicion do të jem këtu. Do ti anuloj të gjitha do të jem këtu dhe do të diskutoj për të gjitha. Unë do të jem në dispozicion dhe do ta bëj burgun ku të dua këta, këta do të jem në dispozicion të bandave dhe nuk kanë se çfarë të më bëjnë asgjë. Do të jem në një fushatë të jashtëzakonshëm, jam i dënuari i parë politik në 34 vite dhe do ta bëj fushatën nga burgu.’- tha Salianji.