Ditën e sotme Athina është tronditur nga një tërmet 5.3 ballë. Sipas Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës, epiqendra e tërmetit ndodhej 23 km në veriperëndim të Athinës , në Magula.
Thellësia e këtij tërmeti ka qenë 12 km, kjo është dhe arsyeja se përse është ndierë në kaq shumë zona të Athinës.
Shumë njerëz kanë mbetur të bllokuar në ashensore, pasi prej disa minutash është ndërprerë energjia elektrike.
Raportohet se në disa rrethe telekomunikacioni në kryeqytetin grek është ndërprerë. Shumë njerëz janë frikësuar dhe kanë dalë në rrugë.