Polica e Lushnjës, ka arrestuar ditën e sotme një drejtues të një mjeti tip Wolkswagen, pasi ka përplasur disa mjete në ecje dhe të parkuara. Në gjendje të dehur ai është shoqëruar nga punonjësit e policisë pasi edhe pse kishte dëmtuar disa mjete nuk pranonte të ndalonte dhe vazhdoi me manovra të rrezikshme të vinte në rrezik edhe kalimtarët.
Në kryqëzimin e rrugës ‘Marin Barleti’ në afërsi të qendrës së qytetit drejtuesi i mjetit me iniciale K. B rreth 50 vjeç duke kryer manovra para mbrapa ka dëmtuar disa mjete dhe ka përfunduar në mjetin e policisë aktualisht i ndaluar. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur me urgjencë policia e rendit që e ka shoqëruar pasi vazhdonte të kërcënonte me fjalë e gjeste drejtuesit e mjeteve dhe kalimtarët. Në vendngjarje mbërritën edhe policia e qarkullimit rrugor e cila e cila po dokumenton ngjarjen ku të paktën 4 mjete janë dëmtuar. Kryqëzimi në këtë pikë në qytet është bërë shpesh herë shkak për aksidente ku sot fatmirësisht nuk kishte kalimtarë apo drejtues mjetesh të lënduar.