Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikon draftin për rregullat e regjistrimit të zgjedhësve nga jashtë vendit dhe përgatitjen e listës së zgjedhësve.
“Çdo shtetas shqiptar me të drejtë vote që ndodhet jashtë vendit në datën e zgjedhjeve dhe që dëshiron të ushtrojë të drejtën e votës për zgjedhjet për Kuvendin nga atje ku ndodhet, duhet të regjistrohet në listën e zgjedhësve jashtë vendit, në përputhje me rregullat e përcaktuara në këtë vendim”, thuhet në projekt-vendim.
Sipas këtij projektvendimi regjistrimi nis 120 ditë para zgjedhjeve dhe mbyllet 68 ditë para zgjedhjeve.
Sa i takon listës së zgjedhësve që votojnë jashtë vendit, projektvendimi thotë se është një listë e vetme në nivel zone zgjedhore dhe përmban listën e shtetasve shqiptarë që kanë shprehur vullnetin të votojnë nga jashtë vendit sipas rregullave të përcaktuara në këtë vendim dhe që janë të regjistruar në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile në territorin e zonës zgjedhore përkatëse.
Foto të projektvendimit