Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto në rrjetin social Instagram. Ai shihet me presidentin turk Erdogan, ku mesa duket do drekojnë së bashku, pasi shihet se janë në një tryezë.
Kryeministri Rama nuk ka dhënë detaje të tjera në lidhje me këtë takim, por nga vetë fotoja duket një bisedë miqësore me Erdogan.
Nuk dihet nëse ky takim ka lidhje me takimin që ka bërë pak ditë më parë Erogan me presidentin Meta në Sarajevë, gjatë Samitit për Zhvillimin e Vendeve të Evropës Juglindore.
“Në mikpritjen e Presidentit Erdogan në rezidencën e tij verore në Marmaris”, shkruan Rama poshtë fotos.
Kujtojmë këtu se marrëdhëniet e kryeministrit Rama me presidentin Erdogan kanë qenë gjithmonë të ngushta.
View this post on Instagram
Në mikpritjen e Presidentit Erdogan në rezidencën e tij verore në Marmaris🤝