35-vjeçari, Laurent Bushaj i cilësuar si pjesëtar i një grupi kriminal për shitje të lëndëve narkotike që vepronte në Itali është arrestuar sot në Fier me qëllim ekstradimin drejt vendit fqinj.Sipas burimeve të policisë arrestimi i tij u bë i mundur në fshatin Kashisht. Ndërkohë ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjykata e Torinos, Itali.
Njoftimi zyrtar:
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Torinos, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mbajtja dhe tregtimi i lëndëve narkotike” dhe “Organizata krimimale”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë, informoi sot policia e Fierit. Arrestimi i tij u krye në kuadër të operacionit policor të koduar “Para drejtësisë” Në vijim të veprimeve procedurale, Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Fier arrestoi shtetasin Lauren Bushaj me qëllim ekstradimin në Itali. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, do të kryejë proceduarat e ekstradimit.