Pas ndarjes nga jeta në mënyrë tragjike të ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani, sot përcillet për në banesën e fundit. Homazhet po mbahen në Kuvendin e Shqipërisë, nga ora 10:00-12:00. Pak më parë ka mbërritur edhe trupi i ish-deputetit, teksa nisën edhe homazhet në ambientet e Kuvendit, ku janë mbledhur kolegë, ish-kolegë, familjarë, miq dhe qytetarë.
Në nderim të figurës së ish-deputetit Gert Bogdani, Partia Demokratike ka anuluar të gjitha aktivitetet në gjithë vendin.