Një ngjarje tragjike ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Nikoliq të Hasit. Raportohet se nënë e bir kanë ndërruar jetë, pasi dyshohet se shtëpia ku ata banonin është përfshirë nga flakët, me djalin R. L. që ka hyrë për të shpëtuar nënën F. L., por fatkeqësisht nuk ka mundur. Sakaq, bashkëshortja e shtetasit R. L., shtetasja A. L., ka mundur të dalë nga banesa.
Njoftimi i policisë:
Has/Informacion paraprak
Rreth orës 02:00, në fshatin Nikoliq, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën e shtetasit R. L.
Si pasojë e zjarrit, kanë humbur jetën shtetasi R. L. dhe nëna e tij, shtetasja F. L., ndërsa bashkëshortja e shtetasit R. L., shtetasja A. L., ka mundur të dalë nga banesa.
Grupi hetimor, në drejtimin e prokurorit, po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.