Një bombë, e cila dyshohet se e ka origjinën nga Lufta e Dytë Botërore, është gjetur pranë Kuvendit të Serbisë ditën e sotme. Sipas mediave serbe, bomba është gjetur në rrugën Vlajkovićeva pranë Kuvendit të Serbisë, gjatë ndërtimit të një garazhi. Raportohet se bëhet fjalë për një bombë 240 kilogramëshe nga Lufta e Dytë Botërore, e cila ndodhet rreth tetë metra nën sipërfaqen e tokës.
Aktualisht në terren ndodhen një numër i madh i zjarrfikësve, ndërsa autoritet po punojnë për largimin e saj nga perimetri i Parlamentit.