Skandali i fundit i mikrokredive ka vendosur në lëvizje Bankën e Shqipërisë dhe guvernatorin e saj, Gent Sejko. Ky i fundit, gjatë një takimi të zhvilluar këtë të mërkurë me kreun e Bankës Botërore në vendin tonë, Emanuel Salinas ka theksuar se shumë shpejt do të miratohet një rregullore për mbrojtjen e konsumatorëve nga mikrokreditë. Për ta miratuar dhe vendsour në zbatim këtë rregullore, Banka e Shqipërisë po punon me Bankën Botërore, me synim që rregullat e reja për jo-bankat të hyjnë në fuqi më 1 janar. Gjatë takimit që Sejko pati me shefin e Bankës Botërore në vendin tonë, u theksua se rregullorja do të ketë në fokus mbrojtjen e interesave të konsumatorëve. Diskutimet janë përqendruar edhe tek anëtarësimi i Shqipërisë në Tregun Unik të Pagesave në Euro (SEPA), ku mbështetja e Bankës Botërore në këtë proces është me rëndësi strategjike për vendin, i cili po punon drejt zhvillimit të pagesave të shpejta. Guvernatori në takim i ka bërë panoramë situatës ekonomike në vend të fokusuar në stabilitetin financiar, rritjen ekonomike, ecurinë e kreditimit dhe depozitave. Ai theksoi se gjysma e parë e vitit 2024 është karakterizuar nga një rritje e mirë ekonomike, me zhvillime pozitive në tregun e punës në drejtim të papunësisë dhe nivelit të pagave, përmirësim i treguesve fiskalë dhe zbutje e ndjeshme e presioneve inflacioniste, të cilat u pasuan nga vendimi i BSH-së për uljen e normës bazë të interesit në nivelin 3% në muajin korrik.
Kërcënime dhe fyerje/ Gratë e një fasonerie protestë në Vlorë
Punonjëset e një fasonerie në qytetin e Vlorës janë ngritur ditën e sotme në protestë. Sipas informacioneve, ato po protestojnë...