Këshilli i Ministrave vulosi sot indeksimin e pensioneve 4.1% . Vendimi është miratuar nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe u miratua në mbledhjen e qeverisë këtë të mërkurë. Pensionet urbane mesatare rriten 752 lekë, ruralet 453 lekë.
Do të jenë 791 mijë pensionistë përfitues, tha ministri i Ekonomisë Blendi Gonxhja pas mbledhjes së qeverisë.
Por sa realisht përfitojnë pensionistët?
Qeveria dy vitet e fundit ka ndryshuar pak kahun, indeksimi i pensioneve është një detyrim ligjor i cili është përtej vullnetit politike. Vite më parë indeksimi ka qenë në muajin shkurt por në dy vitet e fundit indeksimi është bërë në muajin tetor. Ajo që është themeltare është norma e rritjes së interesit. Ne kemi patur një rritje të vazhdueshme të çmimeve në norma interesi shumë herë më të ulta në krahasim me vitin 2023. Kemi patur një normë interesi e cila vjen duke u ulur dhe e gjitha kjo bën që kur të kemi indeksimin për këtë vit në Tetor, të mos e kemi më në një vlerë aq të lartë që ishte në vitin 2023, por të jetë më e ulët.
Më konkretisht masa e pensionit të plotë social duke nisur nga data 1 tetor e në vazhdim do të jetë në masën 9.710 lekë të rinj (nëntë mijë e shtatëqind e 10 lekë të rinj). a i përket pensioneve të plota nuk do të jenë më pak se 12.248 lekë të rinj (dymbëdhjetë mijë e dyqind e dyzet e tetë lekë të rinj) dhe jo më shumë se 17.888 lekë të rinj në muaj (shtatëmbëdhjetë mijë e tetëqind e tetëdhjetë e tetë lekë të rinj)
Ndërkohë pensionet e plota të pleqërisë dhe të invaliditetit nuk do të jenë më pak se 17.888 lekë të rinj në muaj (shtatëmbëdhjetë mijë e tetëqind e tetëdhjetë e tetë lekë të rinj), dhe jo më shumë se 35.776 lekë të rinj (tridhjetë e pesë mijë e shtatëqind e shtatëdhjetë e 6 mijë lekë të rinj) në muaj.
Kurse pensionet e parakohshme nuk do të jenë më pak se 17.888 lekë të rinj në muaj (shtatëmbëdhjetë mijë e tetëqind e tetëdhjetë e tetë lekë të rinj).
Përfitues nga ky indeksim do të jetë të gjithë ata individë që mbushin moshën për pesnion gjatë muajti tetor, duke nisur që nga data 1 tetor.