Në përfundim të një hetimi, efektivët e komisariatit të Fanos në Itali njoftuan se arrestuan 2 shqiptarë, të moshës 20 dhe 25 vjeç, për akuzën e trafikut të drogës.
“Dispozita u vërtetua nga Autoriteti Gjyqësor i Gjykatës së Pesaros dhe të dy do të gjykohen javën e ardhshme”, thuhet në njoftimin e Kuesturës së Pesaro dhe Urbino, kurse aksioni është kryer në datën 14 Shtator.
Aktiviteti i paligjshëm ushtrohej kryesisht në zonën e Flamina, kurse identitetet e tyre nuk u zbuluan nga policia.
Ndaj tyre është caktuar masa e sigurisë: ndalim qëndrimi në provincën Pesaro dhe Urbino. Më i madhi nga të dy, njëzet e pesë vjeç, është propozuar edhe për dëbim nga Italia, masë të cilës tashmë i është nënshtruar dhe zbatuar në kufirin e Ankonës.
Rezulton se të rinjtë kishin hyrë me qëllim përfshirjen në aktivitet të paligjshëm, por nuk u raportua për sasi lënde narkotike të sekuestruara dhe detaje të tjera.