Gjykata e Posaçme e Apelit do të shpallë më datë 18 shtator vendimin për masën e sigurisë për mjekun e Onkologjikut, Edmond Gashi dhe të dyshuarve të tjerë, Brikena Qirjazi, Halil Gashi dhe Florian Marku. Në Apelin e GJKKO Gashi dhe të tjerët kërkuan zëvendësimin e masave përkatëse të sigurisë, me më të buta. Kështu, Edmond Gashi bëhet me dije se ka kërkuar që t’i hiqet masa e arrestit shtëpiak. Mjeku Gashi ka qenë i shoqëruar nga avokatja mbrojtëse Xhoi Nela. Hetimi në SPAK është regjistruar për “korrupsion”, “shpërdorim detyre” dhe “kontrabandë e ilaçeve”. Sipas hetimeve, të dyshuarit kishin ngritur një skemë abuzive të zvarritjes së trajtimit të të sëmurëve me kancer në Spitalin Onklologjik, me qëllim dërgimin e tyre në një klinikë private.
Presioni sistematik i Ramës kundër gjyqësorit: Disa sulme brenda njëzet e katër orëve, fushatë me mediat e kapura dhe gënjeshtrat për botën
Edi Rama ka një problem me gjyqësinë. Jo vetëm me SPAK-un që po heton anëtarë të qeverisë së tij, por...








