Në mbrëmje të ditës së djeshme në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, në Lushnje goditet një tjetër rast i shitjes së lëndëve narkotike, në doza.
Si pasojë e këtij hetimi është vënë në pranga 1 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër dhe janë sekuestruar dhjetra doza lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa. Pas një pune të mirëfilltë policore, dhe bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative se një shtetas merret me shitjen e lëndës së dyshuar narkotike cannabis sativa, në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, Komisariati i Policisë Lushnjë kapi në flagrancë shtetasin O. V., 20 vjeç, banues në Lushnjë.
Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhjetra doza të lëndës narkotike të dyshuara narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza, gati për shitje. Në vijim të veprimeve procedurale, Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Fier bëri të mundur arrestimin e shtetasit O. V. Për këtë rast u procedua në gjendje të lirë edhe një shtetas i mitur, 14 vjeç, pasi kishte dijeni për veprimtarinë e jashtëligjshme të shtetasit O. V. Lënda narkotike cannabis sativa, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.