Skip to content
Kryesore

Cristian Shpendi konfirmohet “bomber” në Seria B

· 1 min lexim

Cristian Shpendi konfirmon edhe një herë formën shumë të mirë që po kalon. Sulmuesi kuqezi tregon edhe një herë se është lider te Cesena edhe këtë sezon, ashtu si vitin e kaluar. Shpendi bëri edhe një herë protagonistin për ekipin e tij në sfidën e javës së 5-të në Serie B, atë kundër Modena-s. Vendasit përmbysin rezultatin brenda pjesës së parë, ku pas golit të Modenas realizuan dy herë, fillimisht me Bastonin, ndërsa në shtesë, Shpendi nga pika e bardhë e penalltisë u tregua i saktë duke kaluar Cesena-n në avantazh.

Për fat të keq, goli i Shpendit nuk mjaftoi për të dalë me pikë të plota pasi Modena barazoi rezultatin në 2-2 duke bërë që dy ekipet të ndajnë nga një pikë. Ky ishte goli i tretë i Shpendit këtë sezon duke kryesuar listën e golashënuesve më të mirë në Serie B.