Drejtoria Vendore e Policisë së Beratit ditën e sotme ka arrestuar vëllain e kryetarit te bashkisë Poliçan, Artur Zotkaj 55 vjeç. Gjykata e Beratit, me vendimin e datës 13.03.2017, e ka dënuar këtë shtetas, me 1 vit e 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi në muajin shtator 2015, gjatë operacionit “Pronoviku”, në banesën e këtij shtetasi janë gjetur dhe sekuestruar 9 kilogramë cannabis sativa. Edhe pse Zotkaj e apeloi vendimin, përsëri gjykata e Apelit mbajti në fuqi vendimin e shkallës së parë. Por Artur Zotkaj kishte rreth 3 muaj që ishte e arratisur deri ditën e sotme kur u kap nga Policia e Beratit. Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.
Shqipëria me ushqimet më të shtrenjta se BE, ndonëse importet bien/ Çmimet në pakicë vetëm rriten
Edhe pse kostot e importeve ushqimore kanë rënë prej tre vitesh me radhë, Shqipëria po përjeton një rritje të pandalshme...








