Një ngjarje e rëndë ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në Selenicë të Vlorës. Një banesë ka marrë flakë si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi.
Sipas policisë nga shpërthimi kanë mbetur të dëmtuar pronarët e banesës, 49 vjeçari Rexhep Selimi dhe bashkëshortja e tij 42 vjeçare, Mimoza Selimi.
Mësohet se gruaja ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ndaj është nisur drejt spitalit të Tiranës për mjekim të menjëhershëm.
Djali i çiftit ka treguar e ëma kishte marrë një bombol të re dhe me shumë mundësi e ka harruar hapur.
“Më tha kushëriri në orën 1 të natës. Më thanë që ka plasur bombula në shtëpi dhe vetëm mami është djegur, ndërsa babi është plagosur. Nuk kam marrë vesh asgjë se si është mami. Ne kishim një bombul të vjetër në shtëpi dhe mami shkoi të merrte një bombul të re dhe nga momenti i montimit mbrëmë në darkë, mund ta ketë harruar edhe hapur”, ka thënë djali i çiftit, Muhamet Selimi
Grupi hetimor po vijon veprimet e mëtejshme proceduriale.