Skip to content
Kryesore

“Gjysmë i zhveshur, po e tërhiqte vajzën afër vetes”, dëshmia tronditëse në Maliq

· 2 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot Maliqin ku një 71-vjeçar tentoi të përdhunojë një 9-vjeçare në këndin e lojërave. Fatmirësisht e mitura u shpëtua nga një vajzë më e rritur, e cila pa të gjithë ngjarjen. Sipas dëshmisë së saj në polici, ai e kishte marrë të miturën me vete dhe në momentin që ajo afrohet pranë tyre i sheh gjysme të zhveshur. Sipas dëshmitarës, ai po e tërhiqte vajzën e mitur drejt vetes dhe ajo ndërhyu në këto momente dhe e shpëtoi atë. (lexo këtu)

“Ishte mesditë rreth orës 13:30, pashë nga larg një situatë të sikletëshme. Ai kishte shkuar në këndin e lojërave në shkollën e fshatit dhe kishte marrë me vete edhe vajzën e mitur.

Të dy i njoh se janë banorë të fshatit, shkoj menjëherë aty për të parë çfarë po ndodhte sepse nga larg nuk isha shumë e sigurt. Kur shkoj aty pashë tmerr me sy, të moshuarin e pashë gjysmë të zhveshur edhe vajzën gjithashtu.

Ishte gati për të kryer marrdhënie seksuale, po e tërhiqte vajzën e mitur drejt vetes, unë nuk e lashë, e mora vajzën direkt. Shyqyr që nuk ndodhi asgjë, vajza është shumë mirë përveç se ka pësuar traumë nga ngjarja. 71 vjeçarin e goditi dy herë me grusht edhe një banor tjetër pasi mësoi për ngjarjen”, tha dëshmitarja.