Kryeministri Edi Rama mblodhi sot kryesinë e Partisë Socialiste. Sipas disa vendimeve të dala nga ky takim, Rama do të marrë në dorë vetë qarqet e veriut.
Ai është koordinator në Shkodër, Kukës, Lezhë dhe Dibër. Deri më sot në këto qarqe ka pasur emra të tjera që koordinonin strukturat e PS.
Kujtojmë këtu se në veri të Shqipërisë, Rama pritet vazhdimisht me protesta, ku edhe pas dekretimit të datës 30 qershor nga presidenti Meta, pati protesta të shumta. Madje edhe shumë qendra KZAZ-sh u dogjën dhe u dëmtuan materialet zgjedhore.
Në mbledhje u vendos gjithashtu që kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla të drejtojë strukturat në Tiranë, Elbasan, Durrës dhe Korçë.
Ndërsa kreu i kuvendit, Gramoz Ruçi, do të drejtojë Fierin, Beratin, Gjirokastrën dhe Vlorën.