Një furgon është përplasur me një makinë në aksin rrugor Korçë-Devoll. Si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur të plagosur 4 persona.
Mësohet se personat e plagosur, për fat të mirë janë jashtë rrezikut për jetën.
Mjeti tip furgon, me drejtues shtetasin L.M., 37 vjeç, banues në Shkodër, është përplasur me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin P.D., 54 vjeç banues në Bilisht.
Të plagosur kanë mbetur drejtuesi i mjetit tip furgon, dy pasagjerët në këtë mjet shtetasi B.T., dhe shtetasja E.T., banues në Shkodër, si edhe shtetasi A.N., banues në Bitinckë, pasagjer në mjetin tip “Benz”, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po kryen veprimet procedurale dhe po punon për sqarimin e shkaqeve të aksidentit.