Kryeminsitri Edi Rama ka bërë ndryshime në kabinetin qeveritar. Taulant Balla nga sot nuk do të jetë më ministër i Brendshëm, por ministër (pa portofol) i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentit.
Por Balla nuk është i vetmi që lë postin e tij. Edhe Niko Peleshi lë ministrinë e Mbrojtjes për të marrë postin e kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste.
Bledi Çuçi do të jetë nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë, duke spostuar kështu Ermonela Felaj. Ministër i Brendshëm do të jetë Ervin Hoxha.
Ervin Mete do të lërë postin e ministrit të Ekonomisë dhe Financave për t’i lënë vendin Petrit Malajt, ndërkohë që Peleshi do të zëvendësohet nga Pirro Vengu. Ndër të tjera në fjalën e tij të gjatë në Kongres, Rama foli edhe për SPAK dhe objektivat e Partisë Socialiste.