Vetëm disa minuta ka zgjatur numërimi i 11 kutive të votimit për bashkinë e Lezhës në KQZ. Pas procesit të numërimit, u konstatua se vetëm një votë ishte numëruar gabim.
Vota i përkiste Eduart Ndocajt, ndërkohë që i ishte kaluar kandidatit fitues nga PS, Pjerin Ndreut.
E ndërsa Ndocaj ka reaguar ashpër pas hajes së kutive. Nëpërmjet një videoje të publikuar në rrjetin social Facebook, ai është shprehur se një tallje të tillë të KQZ-së ai nuk e pranon.
Sipas Ndocaj, hapja e kutive ka qenë thjesht një fasadë, ku madje anëtarët e KQZ, i ka quajtur edhe mjeranë.
Ai thotë se në vendin tonë bëhet nami, e ndërsa Denar Biba sipas tij është një qumështor i veshur me kollare.
“Tallen me ankimuesit, siç bën edhe Deanar Biba që thotë se ankimuesit janë injorantë. Një qumështor i veshur me kollare thotë që ankimuesit janë budallenj.
Ndërsa në vendin tonë është bërë nami. Në shumë zona janë ndërruar kutitë fare, në Shën Koll kam dalë pas asnjë votë.
Ramën që ti e quan shef unë e quaj bandit. Ti je një mjeran, një bastard. Nuk e pranoj absolutisht këtë fasadë të KQZ-së, këtë tallje me atë mjeranë që keni aty që paguhen me taksat tonë.”– shprehet kështu në videon e tij Eduart Ndocaj.