Ngrihen tonet mes deputetes së PD dhe kryetares së seancës Ermonela Felaj në Kuvend

Në një seancë të tensionuar në Kuvend, debati mes deputetëve të opozitës dhe përfaqësuesve të maxhorancës u ndez edhe më shumë gjatë pyetjeve drejtuar kreut të SPAK, Altin Dumani. Deputetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti, u përball me ndërhyrjen e kryetares së seancës, Ermonela Felaj, teksa ajo po bënte pyetje.
“Ulu moj zonjë, ulu. Nuk do mbash fjalim këtu. Bëni pyetje, jo ligjërata,” i tha Felaj deputetes Hoti, e cila reagoi menjëherë duke akuzuar maxhorancën për frikë nga aferat ku janë përfshirë. “Jeni në hall të madh sepse keni kryeministrin dhe kryetarin e Bashkisë për burg,” u përgjigj Hoti.
Përplasja mes tyre u intensifikua, duke përfshirë edhe deputetët e tjerë demokratë. Felaj këmbënguli që Hoti të bënte pyetjen pa ndërprerë Dumanin. “Bëni pyetjen,” tha Felaj,
Hoti u përpoq të vazhdonte me pyetjet, ndërsa Felaj paralajmëroi për masa disiplinore ndaj atyre që ndërhyjnë në përgjigjet e Dumanit. “Mos i ndërhyni zotit Dumani, po jep përgjigjen e tij, atë që e detyron ligji do japë. Zoti Noka mos ndërhyni, se do ashpërsoj masat disiplinore,” theksoi Felaj, duke iu drejtuar edhe deputetit Flamur Noka, i cili ishte përfshirë më herët në debat.
Lexo më tej
“Kapeni këtë, merreni atë”/ Nga 7 vjet burg deri në përjashtim: Çfarë parashikon ligji për policët që ndalojnë protestuesit paligjshmërisht
“Kapeni këtë”. “Merreni atë”. Në ditën e 117-të të protestës kundër qeverisë, skena e përsëritur prej muajsh u…
GJKKO lë në “arrest shtëpie” Vlora Hysenin, ajo kyç gojën pas seancës
Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në shtëpi” ndaj ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora…
“Si kalon me agjentët serbë në dhomat e Rogner?”/ Gazetarët dënojnë sulmin e Vlora Hysenit ndaj Klodiana Lalës: Shantazh, të japë llogari para drejtësisë
Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë ka reaguar ashpër pas deklaratës së ish-drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni, ndaj gazetares…
SHISH-i, si haremi i Gysit
Nga Myslim Murrizi Zemra dhe shpirti i Gysit nuk mund të jetë kurrë shefja e Gysit dhe Gysi…