Ditën e sotme, drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve Enton Duro është shkarkuar nga detyra.
Misionin e tij ai e filloi në 27 mars të 2019, ku zëvendësoi edhe pak muaj më parë Vasilika Vjeron.
Para se të emërohej në këtë post. Duro kishte një post të rëndësishëm pranë Ministrisë së Financave, si drejtues i Taksës së Pasurisë.
Ende nuk dihen arsyet e këtij shkarkimi. Po ashtu ende nuk dihet as një emër i ri se kush do e zëvendësojë Enton Duron.