Në Kenia kanë shpërthyer protesta të dhunshme. Qytetarët kanë dalë në rrugë për të shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj qeverisë, dhe si rezultat, 39 persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa më shumë se 300 të tjerë janë lënduar. Gjatë këtyre trazirave janë arrestuar rreth 627 individë.
Tubimi, i cili u organizua kundër një projektligji të buxhetit, mobilizoi të rinjtë e vendit dhe jo vetëm. Slogani kundër taksave u shndërrua gjithashtu në një protestë kundër Presidentit Ruto, i cili, pas ardhjes në pushtet në vitin 2022, vendosi dhe rriti disa taksa dhe tarifa që prekën rëndë fuqinë blerëse të kenianëve.