Historia midis Paris Saint-Germain (PSG) dhe Kylian Mbappé po shkon drejt një fundi të trazuar, me tensione që kanë arritur një pikë kritike. Kreu i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, e la Mbappé jashtë turneut parasezonal verën e kaluar, duke sinjalizuar fillimin e një krize të thellë. Sipas ‘L’Equipe’, Mbappé ka kërkuar që klubi t’i paguajë 100 milionë euro në formë page dhe shpërblimesh që nga prilli, por PSG ka bërë të ditur se nuk ka ndërmend t’i paguajë këto detyrime.
Mbappé ka premtuar se nuk do ta dëmtojë financiarisht klubin nëse largohet falas nga ‘Parc des Princes’, ndërsa negociatat mes palëve janë në vazhdim. Sipas statutit të futbollit profesional, klubet duhet të paguajnë pagat për lojtarët jo më vonë se dita e fundit e çdo muaji. Megjithatë, PSG ka informuar Ligën Profesionale të Futbollit (LFP) për vendimin e saj të mos paguajë pagat e Mbappé për muajt prill, maj dhe qershor.
Mbappé ka treguar vullnet të mirë duke pranuar të heqë dorë nga pagesa e 55 milionë eurove bruto për të lehtësuar financat e PSG-së, me shpresën që trajneri Luis Enrique ta rikthejë atë në ekip. Situata ende nuk ka arritur në nivel ligjor dhe palët vazhdojnë të shkëmbejnë deklarata për të gjetur një zgjidhje. Negociatat pritet të vazhdojnë gjatë javëve të ardhshme, ndërsa Mbappé përgatitet për Eurokupën me Francën dhe një paraqitje të mundshme me Real Madridin më 16 korrik.
Dumani zbulon sektorin/ Ku i investon krimi i organizuar paratë
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, ka zbuluar mbrëmjen e sotme sektorët kryesorë ku investohen paratë e krimit të organizuar. Në...