Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Koncesionet në shëndetësi, Klodian Allajbeu i “Amerikanit” përfundon në SPAK

18:07 19/06/2024
Reading Time: 3 min lexim

Për herë të parë shkon në SPAK një kallëzim penal, i cili rendit të gjitha skandalet dhe aferat e Allajbeut, i cili dyshohet se përmes njerëzve të tij të besuar kontrollon dy nga koncesionet më të shtrenjta në shëndetësi, atë të laboratorëve me vlerë 130 milionë euro dhe hemodializës me vlerë 84 mln euro.

Sot Klodian Allajbeu në bazë të atyre që tregojnë bilancet dhe dokumenteve të depozituara në Qendrën Kombëtare të Biznesit ka një pasuri që kap vlerën e miliona eurove.

E kjo ka ndodhur falë spitaleve private dhe koncesioneve të përfituara nga qeveria e djathtë dhe e majtë. Por edhe pse deri më tani ai është konsideruar i paprekshëm për shkak se gjithë këto vite i ka shpëtuar shumë skandaleve dhe denoncimeve, tashmë ai mund të përballet me një situatë krejt tjetër.

Për herë të parë shkon në SPAK një kallëzim penal, i cili rendit të gjitha skandalet dhe aferat e Allajbeut, i cili dyshohet se përmes njerëzve të tij të besuar kontrollon dy nga koncesionet më të shtrenjta në shëndetësi, atë të laboratorëve me vlerë 130 milionë euro dhe hemodializës me vlerë 84 mln euro.

Detajet nga dokumenti që ka shkuar në SPAK

Është depozituar në Prokurorinë e Posaçme kallëzimi penal ndaj “oktapodit të koncesioneve” duke kërkuar që ai të hetohet për akuzat e “falsifikimit të dokumentave”, “vjedhjes me anë të mashtrimit të pasurisë publike”, “korrupsionit aktiv të funksionarëve publikë”, “fshehjes së të ardhurave” dhe “pastrimit të parave”.

Përveç këtyre akuzave, avokatja ka kërkuar hetime edhe për një sërë kompanish, për të cilat ka dyshime të forta se kontrollohen në mënyrë indirekte nga Klodian Allajbeu, përmes personave të besuar. Hetimi është kërkuar për shoqëritë “Western Balkans University”, “Evita” shpk dhe administratoreve, Elona Saraci dhe Majlinda Fetiut, e cila dyshohet si ortake fiktive e “Evita” shpk. Lista e kompanive për të cilat është kërkuar hetimi vijon me “Anamark” shpk (ish ndërmarrja e karburanteve), “Blue Sea Mariculture”, “Con Energy Albania”, “Energy projekt”, “Future Cement”, “Medidal Recycling”, “Internacional Hospital (spitali Hygea), “Dia Vita shpk”, “Balkan Alliance Healthcare BV”, e krijuar në shtetin e Holandës, “KA Healthvare limited’, “Diaverum International AB”.

Pjesë e kallëzimit janë edhe zyrtarët përgjegjës të mbikëqyrjes së kontratave koncesionare dhe e para është Ogerta Manastirliu, ish-ministre e Shëndetësisë, e cila është kallëzuar për akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore.

Pas saj në listë vjen Erion Manohasa, Alketa Hila, Anila Denaj, Adela Xhemali, Rudina Degjoni, Elsa Berziu, Albana Çela, ish-drejtues të Fondit të sigurimit të detyrueshëm Shëndetësor. Rasim Hamzaraj, Jani Karathano, Sokol Ramizi, dyshohet se janë “maskat” e Allajbeut përmes të cilëve kontrollon koncesionet miliona euro.

Ka dyshime se paratë përmes një zinxhiri kompanish trasferohen në Holandë e prej andej në Britaninë e Madhe ku investohen në pasuri të paluajtshme. Këtu përmendim “Diavita Sh.P.K” një kompani që u krijua nga dy kompani të tjera, përkatësisht 15% zotërohej nga American Hospital i Klodian Allajbeut dhe 85% nga Evita sh.p.k.

Pas marrjes së koncesionit së hemodializës, për të humbur gjurmët, Evita sh.p.k shiti aksionet e saj tek një kompani guackë në Holandë për vetëm 160 mijë euro. E njëjta gjë vlen edhe për koncesionin e laboratorëve i cili u fitua nga bashkimi i kompanive “Labopharma” me qendër në Tiranë, “Exalab” me qendër në Francë dhe një kompani guackë me emrin “AB Laboratory Solution” B.V e cila rezulton e regjistruar në Holandë.

Për Allajbeun situata do të jetë edhe më e vështirë, pasi gazeta “SOT” raportoi pak ditë më parë se të gjitha raportet e KLSH për koncensionin e dializës për të sëmurët nga veshkat, me vlerë 84 milionë euro, që ka dalë se është po aq korruptiv se edhe 3 koncensionet e tjera kanë përfunduar në SPAK.

Me provat dhe faktet që janë kapur për këtë koncesion, këtë herë SPAK nuk e amniston dot Klodian Allajbeun, pronarin e Spitalit Amerikan, i cili vazhdon t’i shkaktojë dëme marramendëse shtetit shqiptar me hemodializën./Pamfleti

Etiketa: Klodian AllajbeuSPAK

Të lidhura

Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare
Aktualitet

Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare

Në një nga ndeshjet më të rëndësishme të Kombëtares shqiptare, jo vetëm që tifozët e saj më besnikë janë përjashtuar...

19:40 07/06/2025
Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj
Aktualitet

Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj

Vetëm gjatë pesë muajve të parë të vitit 2025, në Kosovë janë regjistruar dhjetë raste të reja të infektimit me...

17:03 07/06/2025
Para
U ‘kryqëzua’ në rrjetet sociale, reagon Elseid Hysaj

Elsi Hysaj: Rezultati 2-2 me Kroacinë është i pranueshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare

Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare

19:40 07/06/2025
Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj

Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj

17:03 07/06/2025
Rasti i dytë brenda ditës: 20-vjeçari i jep fund jetës në Pogradec

Rasti i dytë brenda ditës: 20-vjeçari i jep fund jetës në Pogradec

15:08 07/06/2025
Tragjedi në Maliq: 37-vjeçari gjendet i vetëvarur në një magazinë

Tragjedi në Maliq: 37-vjeçari gjendet i vetëvarur në një magazinë

13:01 07/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.