Një shqiptar është arrestuar ditën e sotme në Itali. Identiteti i shqiptarit, i cili ende nuk bëhet me dije u arrestuar pasi iu gjet 6 kg kokainë. Lëndën narkotike ai e kishte fshehur në pjesën e kabinës së mjetit të tij tip “Golf”.
Fakti që makina kishte një sërë taksash të papaguara dhe sjellja e shqetësuar e shqiptarit bënë që policia të dyshonte dhe të shtonte kontrollin mbi mjet.
Kontrollet vazhduan për disa orë, derisa fundi i dyfishtë që mund të aktivizohej me një mekanizëm të posaçëm u zbulua.
Vlera e lëndës narkotike tashmë të sekuestruar nga policia kapte vlerën e 800 mijë eurove. Gjithashtu policia i gjeti edhe 2600 euro.