Skip to content
Kryesore

The Sun jehonë bandave të drogës, shifra të çmendura në TikTok, në skemë & shqiptarë

· 2 min lexim

Prestigjozja britanike “The Sun” u ka kushtuar një artikull bandave të drogës të cilat ofrojnë shpërblime me çmime marramendëse për të marrë ose shkëmbyer informacion. The Sun shkruan se komunikimi i këtyre bandave bëhet kryesisht në rrjetin social TikTok. Ato kërkojnë informacion që ndihmojnë në identifikimin e kolegëve mafioz që vjedhin mallin e tyre.

Reklamat, të gjetura nga The Sun tregojnë CCTV të individëve që bastisin fabrikat e kanabisit të shqiptarëve.

Një prej bandave madje do të paguante një “shpërblim” prej 30,000 £ për informacionin që identifikonte banditë që u kishin vjedhur të korrat në Golders Green, në Londrën Veriore.

Në postimin në shqip thuhet: “Kushdo që ka informacion mund të na kontaktojë”.

Në video shfaqen njerëzit duke bërë grabitjen.

Ne nuk do t’i bëjmë asgjë atyre. Vetëm të dimë se kush i ka urdhëruar të na vjedhin punën”, thuhet në njoftimin, i cili ofron edhe një shpërblim 30 mijë £.

Krerët e krimit përdorin rrëmbime dhe rrahje brutale për të vulosur autoritetin e tyre në rrjetin e fabrikave të drogës në të gjithë Britaninë.

Një video tjetër, e postuar si paralajmërim dhe e parë mbi 10000 herë, tregon një shqiptar të mavijosur keq duke u marrë në pyetje pas një vjedhjeje në Londrën e Jugut.

I pyetur nëse e meriton atë që i ka ndodhur, ai përgjigjet: “Po, kam bërë një gabim të madh”.

Një burim tha: “Gangsterët shqiptarë njihen për rrëmbimin e rivalëve që i vjedhin”.

Është një taktikë e zakonshme që ata përdorin herë pas here – por ofrimi i shpërblimeve për informacion është e re dhe duhet të nënkuptojë se ata janë të dëshpëruar për të mbajtur kontrollin e biznesit të kanabisit në Mbretërinë e Bashkuar.”