RAI 3: Olsi Rama lëvizte me trafikantët e drogës, emri iu fshi nga dosja gjyqsore

Lajmi për hetimet e fundit në lidhje me lidhjet e mundshme të Olsi Ramës, vëllait të kryeministrit shqiptar Edi Rama, me organizata të krimit të organizuar, u trajtua në emisionin investigativ “Report” të RAI 3. Ky emision zbuloi se si Olsi Rama është përfshirë në një çështje që lidhet me një laborator të kokainës në Xibrakë, pas denoncimeve të bëra nga Gazment Bardhi, kreu i grupit parlamentar të PD-së. Bardhi pretendon se vëllai i kryeministrit është “personi i panjohur” në dosjen e këtij laboratori.
Dokumentet e emisionit “Report” zbulojnë se “Olsi Rama ka përdorur për lëvizjet e tij të njëjtën makinë që ishte në shërbim të një karteli të narko-trafikut shqiptar” dhe shton se “Emri i tij, madje është fshirë nga dosjet gjyqësore”. Ky është një tregues i rëndësishëm që e mund ta lidhë atë me aktivitete të jashtligjshme, por vëllai i kryeministrit nuk është guxuar të merret as në pyeje.
Prokurori italian Nicola Gratteri në një intervistë për Rai-n thekson rritjen e mafias shqiptare, duke thënë se “Mafia shqiptare është e fortë sepse vjen nga shtet ku ka një korrupsion të përhapur. Tashmë është strukturuar dhe ka arritur të punojë në bashkëpunim me N’Drangheta”.
Transparency International e rendit Shqipërinë si një nga vendet më të korruptuara në Europë. Një rekord i trishtë i mbajtur prej disa dekadash. Gazetari kujton se vite më parë, kur sapo kishte ardhur në pushtet, kryeministri Edi Rama kishte emëruar si këshilltar ish-prokurorin italian Francesco Mandoi që për 20 vjet kishte qenë një pikë lidhjeje mes prokurorisë italiane të anti-mafias dhe dhe prokurorisë shqiptare.
“Nuk pati zhvillime të mëdha të ndonjë konsulence. Këshilltar në letra, por nuk më dëgjuan kurrë. Nuk më telefonuan kurrë edhe pse kishte shumë punë për të bërë. Anëtarët e mafias shqiptare apo narkotrafikantët kanë përfaqësuesit e tyre brenda institucioneve dhe kanë mundësi për të kushtëzuar veprimet e qeverisë” – thotë ish këshilltari i Edi Ranës, prokurori i antimafias italiane Francesco Mandoi.
Ndërkohë, Edi Rama dhe Olsi Rama nuk kanë komentuar akuzat specifike të Bardhit, por kanë njoftuar se do të padisin për shpifje. Ky rast ngre pyetje të mëdha mbi integritetin dhe transparencën në qeverisjen e Shqipërisë, dhe tregon sfidat me të cilat përballet vendi në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Lexo më tej
Protesta nuk rrezikohet vetëm nga qeveria, por edhe nga ata që duan ta drejtojnë
Protestat qytetare nuk dështojnë gjithmonë sepse i shtyp pushteti. Shpesh ato dobësohen kur fillojnë të konsumohen nga betejat…
Mbi 10 mijë qytetarë në hetim për review-t negative? Policia nuk tregon as bazën ligjore dhe as veprën penale
Mjaftuan vetëm disa orë që mijëra qytetarë të përdornin një formë të re presioni dhe reagimi i shtetit…
Skandali thellohet, Rama publikon në Fletoren Zyrtare aktin për 4 miliardët e Kanye West pa miratim në Parlament
Kryeministri Edi Rama e ka thelluar më shumë skandalin e pagesës 4 miliardë lekë nga buxheti i shtetit,…
Ndryshojnë masat për vajzat që dhunuan 17-vjeçaren në Fier, në burg 19-vjeçarja! Dyshohen edhe për skemë shantazhi ndaj burrave
Gjykata e Fierit ka ndryshuar masat e sigurisë për tre vajzat e përfshira në dhunimin e 17-vjeçares. Për…



