Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë ka kritikuar ashpër sulmet e Ilir Metës ndaj Altin Dumanit, drejtuesit të SPAK. Në një deklaratë të shpërndarë në rrjetin social X, BE thekson se nuk është e pranueshme të pengohet puna e drejtësisë dhe se sulmet ndaj gjyqtarëve nuk kanë vend në një demokraci. BE gjithashtu rikonfirmon mbështetjen e saj për gjyqësorin dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri. Ambasadat e SHBA-së dhe e Britanisë në Tiranë kanë bërë të njëjtën gjë, duke shprehur mbështetje për punën e SPAK dhe të Altin Dumanit.
Mësuesi i artit në Korçë në bankën e të akuzuarve, ngacmoi nxënëse të mitura
Prokuroria e Korçës ka dërguar për gjykim një mësues arti, i akuzuar se ngacmoi seksualisht vajzat e mitura përmes mesazheve...