Mjeti i Anjesa Shikos, funksionare e Bashkisë Vlorë është shkrumbuar nga flakët mbrëmjen e djeshme. Ngjarja ka ndodhur në garazhdin e një pallati në lagjen “1 Maji” në Vlorë. Mjeti tip “Volksëagen”, në pronësi të shtetases Anjesa Shiko, thuajse është djegur totalisht. Policia po mbledh provat në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar 2 persona si të dyshuar se kanë lidhje me ngjarjen.
Vlorë/Informacion paraprak
Mbrëmjen e djeshme, në lagjen “1 Maji”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur një automjet tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetases A. Sh., banuese në Vlorë (funksionare e bashkisë Vlorë).
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariat, disa shtetas të dyshuar lidhur me ngjarjen. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.