Ministri Taulant Balla sot bëri një njoftim se po punohet në një marrëveshje me Emiratet e Bashkuara. Ai dezha se kjo marrëveshje përfshin furnizimin me radarë dhe kamera për rrugë, me qëllim të uljes së numrit të patrullave rrugore. Balla gjithashtu theksoi se një nga qëllimet kryesore është për të kapur personat e kërkuar me shpejtësi, duke përdorur përvojën e Emirateve si model, duke përmendur edhe rastet e shqiptarëve të arrestuar në Dubai. “Një nga qëllimet e mia është që koha e zbulimit të personave në kërkim të jetë sa më e shkurtër. Ne po bëjmë negociata për një marrëveshje për financimin e një sistemi monitorimi me kamera dhe radarë në rrugët e qyteteve, për të reduktuar numrin e policëve në rrugë,” tha Balla.
Dumani zbulon sektorin/ Ku i investon krimi i organizuar paratë
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, ka zbuluar mbrëmjen e sotme sektorët kryesorë ku investohen paratë e krimit të organizuar. Në...