Askush nuk do t’i shpëtojë drejtësisë… Burime për CNA bëjnë me dije se Byroja Kombëtare e Hetimit me urdhër të prokurorit të posaçëm, Dritan Prençi, ka ‘zbarkuar’ në shtëpinë e Mark Jakës. Marku ëshëtë baxhanaku i Mirel Mërtirit, “trurit” të aferës së Inceneratorëve, si dhe është vëllai i Nikolin Jakës, një oligark që ka përfituar miliona euro tendera nga taksat e shqiptarëve. Nikolini, kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, ka qenë i arrestuar më herët. Ai ka qëndruar në burg nga data 17 tetor 2007 në 30 maj 2008 nën akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës.
Marku është ‘personi i deleguar’ për të monitoruar situatën me inceneratorët nga Mirel Mërtiri, i cili nuk mund të vijë dot vetë në Shqipëri, pasi është shpallur në kërkim nga SPAK.
Mark Jaka ka tentuar dhe po tenton të manipulojë të vërtetën për aferën e shekullit, ku janë vjedhur miliona euro nga taksat e shqiptarëve. Ai njihet ndryshe si krahu i djathtë i Mirel Mëritirit.
Mëkëmbësi i Mërtirit po bën gjithçka që paratë e inceneratorit që nuk ekziston të vazhdojnë të shkojnë te baxhanaku i tij dhe banda e inceneratorëve, edhe pse çështja aktualisht është në duart e SPAK-ut.
Aferat e familjes Jaka:
Vëllai i Markut, Nikolini është i përfshirë ka hera në afera të dyshimta korruptive, që nga koha e qeverisjes së Berishës, kur edhe u arrestua. Ai së bashku me bashkëshorten e tij qëndrojnë pas tenderit të shpërndarjes së ushqimit për të sëmurët në QSUT. Një investigim i Ora News, hodhi dritë mbi këtë aferë, ku kompania KPL ka marrë 7.4 miliardë lekë. Edhe pse me letra kompaninë KPL e ka shtetasi Ramazan Troka ka dyshime të arsyeshme se pas kësaj kompanie fshihet bashkeshortja e Nikolin Jakës, kryetarit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë. Në vitin 2003 Nikolin Jaka ka qenë administratori i kësaj shoqërie me emertimin tregtar So.Ri. Katër vite me vonë në 2007 Nikolin Jaka ia shet kuotat bashkëshortes, zonjës Alma Tafani. Në të njëjtin vit bashkëshortja e Nikolin Jakës i shet 100% të kuotave të kapitalit shtetasit Ramazan Troka. Ky shtetas në datën 20.03.2008 deklarohet me emrin tregëtar KPL shpk. Edhe pse me letra në kompaninë KPL nuk figuron as emri i Nikolin Jakës dhe as i bashkëshortes së tij ka dyshime të arsyeshme se pas kësaj kompanie fshihet znj.Alma Tafani.
Nga verifikimet e kryera rezulton se mjeti që përdoret për të shpërndarë ushqimet në QSUT, nuk i përket kompanisë KPL, e cila ka fituar tenderin, por i përket subjektit AGS, administratore e të cilës është Alma Tafani, bashkëshortja e Nikolin Jakës.