Skip to content
Bota

Lufta në Gaza/ I dërguari i Izraelit në OKB bën thirrje për dorëheqjen e Guterres

· 1 min lexim

Ambasadori i Izraelit në OKB i ka bërë thirrje sekretarit të përgjithshëm të organizatës ndërkombëtare, Antonio Guterres që të japë dorëheqjen.

Ai pretendon se Guterres është i fokuasuar më shumë seç duhet në luftën në Gaza dhe se ka lënë pas dore izraelitët që mbetën peng nga Hasami.

“Nëntëdhjetë për qind e kohës së tij është e zënë me situatën humanitare në Rripin e Gazës”, tha Gilad Erdan për Radion e Ushtrisë Izraelite, duke pretenduar se ai nuk i ka kushtuar kohë robërve izraelitë dhe familjeve të tyre.

Erdan shtoi se Guterres i bëri presion Izraelit që të ndalonte luftën.

I bëj thirrje që të japë dorëheqjen”, shtoi ndër të tjera ambasadori i Izraelit në OKB.