Në Greqi është krijuar Diaspora Shqiptare. Ky një hap i rëndësishëm për organizimin dhe përfaqësimin e shtetasve shqiptarë rezidentë në Greqi. Deklarata e themelimit të Diasporës Shqiptare në Greqi u shpall zyrtarisht në një takim të organizuar në qytetin e Selanikut më datën 25 shkurt 2024. Krijimi i kësaj organizate shihet si një hap i nevojshëm për të përfaqësuar komunitetin shqiptar në Greqi në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe demokratike.
Ndërkohë, përfaqësues të organizatave të emigrantëve shqiptarë në Greqi mbledhën në Selanik për të bërë deklaratën e përbashkët të themelimit të Diasporës Shqiptare. Kjo organizatë synon të ruajë identitetin dhe kulturën shqiptare, duke promovuar bashkëpunimin dhe integrimin në shoqërinë greke. Diskutimet dhe takimet me faktorët politikë dhe institucionalë në Greqi treguan gatishmërinë dhe aftësinë e Diasporës Shqiptare për të bashkëpunuar në nivel politik dhe shoqëror.
Këshilli i Përkohshëm Drejtues i Diasporës Shqiptare merr përsipër organizimin dhe drejtimin e veprimtarive deri në zgjedhjen e organeve të përfundimit të organizatës. Ky këshill përbëhet nga përfaqësues të organizatave dhe shoqatave shqiptare në Greqi, të cilët kanë mbështetur këtë iniciativë për të përfaqësuar sa më mirë interesat e komunitetit shqiptar në vend.
Diaspora Shqiptare në Greqi është organizatë jo qeveritare, jo fitimprurëse dhe jo partiake, e cila synon të përfaqësojë dhe të përpiqet për të përmbushur qëllimet e saj në mënyrë të përgjegjshme dhe transparente, duke kontribuar në zhvillimin dhe mirëqenien e komunitetit shqiptar në Greqi.
DEKLARATA E DIASPORËS SHQIPTARE TË GREQISË
Ne, përfaqësues të organizimeve të shkallës së dytë dhe dhjetëra shoqata dhe organizata të emigrantëve, si edhe veprimtarë të shquar të emigracionit shqiptar në Greqi, të mbledhur në qytetin e Selanikut më datë 25 shkurt 2024, shpallim njëzëshëm dhe zyrtarisht themelimin e Diasporës Shqiptare në Greqi.
Krijimi i DSHG përbën një përqasje të re, të domosdoshme, kalimin në një nível tjetër për organizimin dhe përfaqësimin e shtetasve shqiptarë rezidentë në Greqi në baza gjithëpërfshirëse dhe demokratike, me kulturë bashkëpunimi dhe etikë komunikimi.
Në datë 12 dhjetor 2023, ne publikuam Thirrjen për themelimin e Diasporës Shqiptare në Greqi, duke ftuar të gjithë të interesuarit të marrin pjesë në diskutimin e hapur për të hartuar Statutin e këtij organizimi, që tu përgjigjet sa më mirë kërkesave dhe sfidave të kohës.
U zhvilluan mjaft takime me përfaqsues organizatash dhe veprimtarë të shquar me një shtrirje gjeografike nga e gjithë Greqia; nga Atika, Greqia e Veriut, Kreta, Peloponezi, Epiri, Thessalia, Greqia Perëndimore etj.
Diskutimet, këmbimi i ideve, përvojat pozitive të organizatave dhe veprimtarëve të shquar në diasporë u shoqëruan me aksione konkrete pranë faktorëve politikë dhe institucionalë të nivelit më të lartë në Greqi.
Brenda periudhës dhjetor 2023 deri në muajin shkurt 2024, përfaqsitë e DSHG kryen takime zyrtare pune me kryetarë partie, me ministra dhe deputetë të tre partive kryesore parlamentare greke, Nea Dhimokratia, SYRIZA dhe PASOK-KINIMA ALLAGIS.
Në takimet e përfasuesve të DSHG me faktorët politikë grekë, u dëshmua aftësia jonë e bashkëpunimit dhe bashkërendimit, kultura e lartë e dialogut me politikën greke me jehonë dhe ndikim të madh në opinionin e gjerë grek dhe shqiptar, në të dy vendet tona.
Përfaqësuesit tanë ligjor kanë kryer të gjitha proceduarat e nevojshe konform ligjeve në fuqi dhe kanë depozituar pranë gjykatës së Athinës kërkesën dhe Statutin për njohjen ligjore të themelimit të organizimit të shkallës së tretë me emrin “Diaspora Shqiptare në Greqi” (Η Αλβανική Διασπορά στην Ελλάδα) me qendër në Athinë.
Diaspora Shqiptare në Greqi është organizatë e shkallës së tretë, gjithëpërfshirëse, jo qeveritare, jo fitimprurëse dhe jo partiake.
Diaspora Shqiptare në Greqi ndër të tjera ka si qëllim:
– Ruajtjen e identitetit të emigracionit shqiptar: të gjuhës shqipe, të kulturës, të traditave dhe zakoneve shqiptare.
– Kuptimi gradual midis shoqatave, organzatave dhe grupimeve të ndryshme shqiptare në Greqi, bashkëpunimi dhe veprimtaritë e përbashkëta me qëllim integrimin e emigrantëve në shoqërinë greke, duke ruajtur paralelisht kulturën dhe identitetin kombëtar.
– Integrimi i emigrantëve shqiptarë në shoqërinë greke dhe europiane, kryesisht nepermjet njohjes ligjore, punësimit dhe qëndrimit të tyre në Greqi, barazise përballë ligjit, mësimit te gjuhës greke, si dhe gjuhëve të tjera që ndihmojnë në kontaktet dhe forcimin e marrëdhënieve, si dhe lidhur me barazinë në punë, në shkollë, në arsim e në shërbimet publike.
– Kultivimi i frymës së miqësisë së mirë ndërmjet shqiptarëve, grekërve dhe të çdo lloj kombësie tjetër emigrantësh në Greqi.
Këshilli i Përkohshëm Drejtues i DSHG merr përsipër drejtimin, organizimin, dhe gjithë veprimtarinë deri në zgjedhjet përfundimtare të organeve të DSHG.
KËSHILLI I PËRKOHSHËM DREJTUES I DSHG
Selanik, 25 shkurt 2024
Unioni i Shoqatave Shqiptare në Greqi
I përbërë nga Shoqata dhe Organizata si vijon:
1. – Shoqata e Emigrantëve Shqiptarë “Mëmëdheu”, Megara
2. – Shoqata e Emigrantëve Shqiptarë “Elbasani”, Athinë
3. – Shoqata e Emigrantëve Shqiptarë “Aspropirgos”
4. – Shoqata e Emigrantëve Shqiptarë në “Larisa”
5. – Shoqata e Emigrantëve Shqiptarë “Iliria”, Volos
6. – Organizata “Omiros”, Athinë
7. – Shoqata e Emigrantëve Shqiptarë “Egjialia”, Egjio
8. – Shoqata e Emigrantëve Shqiptarë “Skënderbeu”, Ierapetra, Kretë
Lidhja e Shoqatave Shqiptare në Kretë
E përbërë nga Shoqata dhe Organizata si vijon:
1. Shoqata e Emigrantëve Shqiptarë në Hanja, Kretë
2. Shoqata e Emigrantëve Shqiptarë në Rrethimno, Kretë
3. Shoqata “Bashkimi” Shqiptarë në Iraklio, Kretë
4. Shoqata e Emigrantëve Shqiptarë Kasteli, Kissamo, Hanja, Kretë
5. Shoqata e Emigranëve Shqiptarë në Sitia, Kretë
Komuniteti Shqiptar i Selanikut
Ku përfshihen edhe Organizatat e mëposhtme:
1. Unioni i Emigrantëve të Imathias
2. Shoqata e Pensionistëve në Selanik
3. Shoqata “Sithonia”, Halkidhiki
4. Shoqata “Vatra e Cerrikut”
5. Shoqata “Elbasani” në Selanik
6. Qendra Kulturore Shqiptaro-Greke “Pegasus”
Organizata e Gruas në Greqi “JETA”
Shoqata Kulturore dhe Artistke “Lushnja” në Greqi
Bashkimi i Delviniotëve në Greqi
Lidhja e Gruas Shqiptare në Greqi
Rrjeti i Biznesve Shqiptarë në Greqi
Shoqata e Emigrantëve Shqiptarë në Greqi
Lobi Euroatlantik Shqiptar në Greqi
Shoqata e Emigrantëve Shqiptarë në Patra
Shoqata e Emigrantëve Shqiptarë në Nafpakto
Shoqata e Emigrantëve Shqiptarë në Bashkinë Velvendo, Kozani
Gjithashtu edhe shumë aktivistë dhe figura të shquara të Diasporës Shqiptare në Greqi, si më poshtë:
Z. Fatos Malaj, ish-kandidat për deputet në Parlamentin e Greqisë, specialist i çështjeve të migracionit
z. Lefter Kuqo, biznesmen, aktivist në politikën shqiptare dhe politikën greke,
z. Ardi Toska, aktivist i dalluar në Rrethin e Fthiotidës, njohës i çështjeve të migracionit.
z. Sokrat Lambro, poet, skulptor, akivist i shquar, etj.