Një tjetër mega afrë po plas në bashkinë e Tiranës, për të cilën SPAK mësohet se ka mbledhur prova të qenësishme për miliona euro tendera të përfituara nga drejtorët e kësaj bashkie. Afera ka të bëjë me një denoncim të bërë nga ish-kandidati për Tiranën, Belind Këlliçi gjatë fushatës për zgjedhjet locale të 2023-it. Këlliçi bëri një kallëzim në SPAK për një nga drejtorët Bashkisë Tiranë, Kryeinspektorit të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë Tiranë, zotit Mariglen Qato, pasi një rugë shtrohej me asfalt, ndërkohë paralel po zhvillohej tenderi, filluan të vinin një pas një denoncimet për skema me një kompani e cila dyshohej se ishte e disa drejtorëve të Bashkisë Tiranë, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe familjarët e tyre kishin përfituar dhjetra milionë euro tendera nga institucioni ku vetë ishin drejtorë. Ndërkohë mësohet se hetimet kanë avancuar dhe Prokuroria e Posaçme ka mundur të gjejë lidhje që ngashkresat, bisedat telefonike e deri te fluturimet me chartera nga aeroporti i Podgoricës.
Në kohën e kallëzimit fillimisht gishti drejtohej me fakte ndaj Mariglen Qatos, por dhe persona të tjerë, funksionarë publikë, apo të lidhur familjarisht me të, kanë konsumuar në mënyrë të fshehtë veprimtari të paligjshme.
Qato ka mbajtur disa poste të rëndësishme në bashkinë e Tiranës, disa kohë më parë shoferi i tij u arrestua me armë dhe drogë në Kamëz.
Qato dhe bashkëpunëtorët e tij sipas hetimeve të SPAK pas kallzimit nga ish-kandidati i PD-së, Belind Këlliçi, përmes shpërdorimit të detyrës, ushtrimit të ndikimit të paligjshëm, etj, kanë pasur qëllim përfitimin e padrejtë të interesave ekonomiko-financiar, por jo vetëm.
Veprat penale për të cilat dyshohet se janë konsumuar janë të asaj natyre që mund të hetoheshin nga organi i akuzës edhe kryesisht pa patur nevojën e paraqitjes së një kallëzimi.
Kanë kaluar jo pak kohë dhe SPAK ende s’ka mbyllur hetimet megjithëse ‘në korridoret e tij thuhet se janë gjetur edhe tërheqje shumash të mëdha parash, para e gjatë fushatës apo të tjera veprime penale që tashmë janë provuar, por ende nuk ka arrestime’, raporton CNA.
Faktet dhe të dhënat e veprimtarisë të zyrtarëve të Veliajt dukeshin me sy të lirë, gjithçka e ndërtuar sikur nuk ka asgjë antiligjore.
Kur Këlliçi dorëzonte dokumentat dhe padinë e tij në SPAK theksonte:
“Jam i bindur se, nëse ky kallëzim penal, vlerësohet me kujdesin e duhur, me objektivitet, duke kryer veprime hetimore të thelluara, proaktive, diskrete, dhe me kurajo, mund të rezultojë që në këtë veprimtari kriminale, do të mund të ketë dijeni, apo të jetë i përfshirë edhe Kryetari aktual i Bashkisë Erion Veliaj, dhe funksionarë të tjerë në varësi apo të lidhur me të, që kanë lejuar, bërë të mundur, lehtësuar, apo pse jo, dhe realizuar që, fondet publike të Bashkisë Tiranë të destinuara sipas ligjit për tu përdorur për interes publik dhe përmes një konkurimi të lirë, në fakt, janë keqpërdorur përmes procedurave të prokurimit ku fituesit janë të paracaktuar, dhe të realizohen nga kompani dhe operatorë ekonomikë, interesat e të cilave mbahen fiktivisht nga të afërm dhe njohje të ngushta të Drejtorëve të Bashkisë Tiranë apo Institucioneve në varësi të saj, por që përfitues real të këtyre interesave janë vet këta titullarë, apo eprorët a vartësit e tyre”.